• Email: contact@shkolla360.com

Pse me Fluturën?

Korniza edukative që e ofron Shkolla360 është bashkëdyzim i nevojave të tregut dhe konceptit bashkëkohor të të mësuarit. Ofrojmë shkathtësi teorike dhe praktike që përvetësohen shpejt,të cilat ju kualifikojnë për profesionin e ëndrrave tuaja.

Koncepti i akademisë

“Shkolla360”

Akademia ‘Shkolla360’ është pjesë e Bambus Group dhe do të shërbejë si një vendtakim i shumë synimeve. Duke marrë për bazë metodat më të avancuara nëpër botë, synojmë t’i sjellim rinisë kosovare kurse, trajnime, seminare dhe punëtori cilësore. Përderisa arsimimi formal kërkon shumë më shumë investim kohor për përvetësimin mjeshtëror të shkathtësive përkatëse, ‘Shkolla360’ mundëson një kornizë plotësuese më praktike që i përgjigjet ritmit dinamik të tregut të punës.

Në anën tjetër, për konceptin themelor të akademisë ‘Shkolla360’ kanë punuar një ekip i përgatitur profesionistësh duke e sjellë konceptin e akademisë në një shkallë të avancuar dhe inovative.Duke i marrë për bazë metodat më të avancuara nëpër botë, synojmë t’i sjellim rinisë kosovare kurse, trajnime, seminari dhe punëtori cilësore. Të gjitha këto do të përgatiten nga ekspertë të fushave të përfshira në koncept. Pra, përveç një vendi ku të rinjtë e interesuar do të kenë mundë t’i avancojnë shkathtësitë e kërkuara në tregun e punës, ‘Shkolla360’ do të shërbejë si një komunitet i ekspertëve të cilët do të kenë hapësirë për ta konceptuar dhe formësuar kursin e tyre optimal që prej fillimit. Përveç këtyre dy palëve, të gjitha bizneset në Kosovë do ta kenëmundësinë të ta konceptojnë programin e tyre individual që do të përfshijë trajnimin e punëtorëve të tyre në cilëndo fushë të cilën e mbulojmë. Kështu, duke targetuar tri grupe kyçe të shoqërisë, do të lehtësohet përputhja e nevojave të tregut të punës me kualifikimet e të rinjve.

Akademia do ta fillojë punën së pari në Drenas, në qendrën e dedikuar për të, gjatë fundit të vitit, dhe do të vazhdojë të zgjerohet duke siguruar prezencën e saj online edhe te zonat rurale në të gjithë Kosovë.

We chose the name "Shkolla360" because in a way the process of butterfly metamorphosis reflects the process of preparation / professional and personal growth of each individual. No larva can reach the butterfly without the necessary conditions to carry out the transformation process successfully. Similarly, without the skills needed for today’s dynamic job market, no young person can realize their expectations and dreams. But with us, anyone can manage to become a butterfly.

Misioni

Shkolla360 synon ta forcojë lidhjen mes nevojave të tregut të punës dhe sistemit joformal arsimor. Duke i identifikuar shkathtësitë më të kërkuara në tregun bashkëkohor të punës, i konceptojmë kurset që do t’i ofrojnë këto shkathtësi në mënyrë sa më efikase dhe të shpejtë.




Vizioni

Shkolla360 do të jetë pikëtakimi i të gjithë të interesuarve për t’i ndërtuar shkathtësitë e tyre që do t’ua mundësojë zhvillimin e një karriere të suksesshme qoftë në tregun lokal të punës, qoftë në atë global.